Tani Qe S'te Kam!
Po më kalon rinia
Vetëm jam duke prit
Rrugën që do më jap Perëndia.
Vajzë e bukur moj perëndeshë
Më kishe por s’do të më kesh
Se fajin e ka fati
Që dashurinë tonë nuk e zgjati.
Isha shumë i lumtur
Isha shumë i ëmbël
Por tani që dashuria më ka humbur
Më duket sikur kam parë një ëndërr.
Ku është dashuria ime?
Ku e la princi princeshën?
Nga u treten ato përqafime?
Kush e theu besën time?
Se kuptoj pse duhet të qaj
Ndoshta kam një arsye
Mbase kisha unë faj
Që u largova nga ti.
Ndoshta më urren pa fund
Ndoshta dëshiron të më mallkosh
Vritmë po deshe në gjumë
Por dashurinë që kisha për ty s’mund të ma mohosh.
Vërtetë të thashë fjalë të bukura
E të lashë më lot në sy
Por ç’thotë zemra ime e humbura
Që ka dhimbje në thellësi.
U ndjeva keq kur u largova
Nuk kisha më gjumë në sy
Asgjë të bukur s’ndjeva
Se më mbeti mendja tek ti.
Kafen duke e pirë
I vetëm në tavolinë jam
Po shkruaj me dëshirë
Për atë që e kisha por më s’e kam.
Ah.. moj jetë
Vërtetë je e bukur
Por kur ngelesh vetë
Ndihesh si i humbur.
E urrej atë ditë kur të pashë
Mallkoj ditën kur u ndamë
Se më kujtojnë fjalën që të thashë
Më i yti unë nuk jam.
Të lutem shpirt i mirë
Kuptoje zemrën time
Për të është e vështirë
Ajo s’duron dot lëndime.
Pretekst nuk gjeta tek ti
Por gjeta arsyen tek vetja
Se problemet në rini
S’mund t’i mposhtesh me ndjenja.
Më ka ngelë gozhdë në zemër
I fundit kujtim
Me të shkarraviturin emër
Të ktheva fotografinë.
Kujtimet e mia s’kanë të sosur
Se kujtesa ruan çdo fjalë
Çdo fjalë që bashkë kemi folur
Më kujtohen më mall.
Do shkruaja pa fund në gjithësi
Por kam frikë se do qeshesh
Se fillove të lexoje poezi
E pa pritur me një roman ndeshesh.
Sa ngadalë akrepat e orës lëvizin
Sa pa projekt ditën e vazhdoj
E harrova të gjithë fisin
Se veç për ty mendoj.
E lexoj poezinë e martesës
Shikoj vargjet që ti m’i shkrove
Më the se edhe në botën e vdekjes
Asnjëherë s’më harrove.
Dashuroni o ju rini
Dashuroni sa të keni jetë
Por siç dashuruan dy të ri
Mos dashuroni se ngeleni vetë...